vatralogo
Home Përshtypje Indeksi Kontakto
English
Rreth nesh Struktura Projektet Botime Partnerët e Vatrës Të rejat Foto Galeri
partner
 
 
contact
 Na Kontaktoni
ADRESA

Qendra Psiko - Sociale "Vatra"

Lagjia: "Isa Boletini"

Rruga: "Nermin Vlora Falaski"

Tek Banka "Intesa SanPaolo", Kati III

Vlore, Albania

 
TEL / FAX

+355 33 22 40 78

 
E-MAIL

qvatra@icc-al.org

 
Get the Flash Player to see this rotator.
 
 
Në kuadër të misionit të saj “ mbështetjen e shtresave në nevojë, veçanërisht të grave, vajzave dhe të rinjve në Shqipëri dhe në menyrë të veçantë në rajonin e Shqipërisë së Jugut, nëpërmjet programeve të ndërgjegjësimit, të shpërndarjes së shërbimeve sociale komunitare dhe rezidenciale dhe informimit të komunitetit”, Vatra realizon një numër të konsiderueshem aktivitetesh dhe shërbimesh të cilat kontribuojnë në:
 
  • Rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të opinionit publik në lidhje me rrezikun që paraqesin fenomenet e trafikimit njerëzor, dhunës në familje dhe problemeve të tjera që ato gjenerojnë;
  • Përmirësimin e statusit social të një numri të konsiderueshëm viktimash të trafikimit dhe dhunës në familje;
  • Rritje të kapaciteteve të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore në lidhje me çështje të trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje;
  • Zgjerimin e partneritetit me institucione shtetërore dhe jo shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare.
 
Realizimin e aktiviteteve të saj Vatra e mbështet në Marrëveshje Bashkëpunimi të nëshkruara me institucione shtetërore si: Ministria e Rendit Publik, Ministria e Arsimit, Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Bashki, Komuna dhe Organizata të ndryshme Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Marrëveshjet e ndryshme në nivel qëndror janë legjitimuar edhe në nivel lokal me të gjitha institucionet vendore që në punojmë.
 
Gjithashtu, sukseset e arritura në punën e bërë në luftën kundër fenomeneve të trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje, Vatra ia dedikon edhe mbështetjes dhe vlerësimit që ajo ka nga donatorë kombëtar e ndërkombëtar siç janë: Ambasada Amerikane, USAID, Ambasada Britanike, Komisioni Europian, OSBE, IOM, The Sigrid Rausing TRUST, Ndihma e Kishës Norvegjeze, Fondacioni Kvinna Till Kvinna, SIDA, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë SOROS, Agjensia e Zhvillimit Austriak (ADA), etj.
 

 

  
Të Rejat

Qendra Psiko-Sociale “Vatra” 2008. Të gjitha të drejtat e rezervuara.